Tysoni shqiptar do të ndeshet në Mostar të Bosnje e Hercegovinës me boshnjakun e pamposhtur, Damir Beljo.”Tysoni shqiptar” Seferi ka pranuar edhe një sfidë të rëndësishme në karrierën e tij të boksierit profesionist.
Ai nëpërmjet rrjetit social në internet, Facebook ka pranuar se do të ndeshet me kampionin nga Bosnja e Hercegovina, Damir Beljo. “Të dashur miq para disa orëve Promoteri im Erol Caylan më konfirmoi për perfundimin e bisedimeve për ndeshjen e rradhës që do të jetë kundër kampionit aktual të Evropes, kroatit me nënshtetsi të Bosnjes, Damir Beljo që është ende i pamposhtor me 20 ndeshje, 20 fitore (17 me KO)”, ka shkruar ai. “Kjo ndeshje e cila do të zhvillohet në Mostar të Bosnes më 5 shtator 2015 do të jetë e vlefshme edhe si ndeshje eliminatore për të sfiduar Kampionin e Botes, Marco Huck në nëntor të Vitit 2015”,, raporton Sporti 1.
“Etjen time për tu kthyer me fitore në menyrë dinjitoze çdo ditë e më shumë e ndjej dhe me padurim pres sfidën e shtatorit që me kënaqsinë më të madhe e pranova këtë sfidë të vështirë, por besoi shumë se me krenarinë më të madhe do ta kaloi”, ka shkruar Nuri Seferi. Beljo, është kampion i versionit WBO të Evropës, ndërsa gjatë karrierës së tij nga viti 2012, ka mposhtur edhe një shqiptar (Nysret Shalën me nokaut në rundin e parë). Kroati i Bosnjes para takimit me Seferin ka edhe një duel më 3 korrik në Poloni. Nuri Seferi deri më tani ka shënuar 36 fitore (20 me nokaut) dhe 7 humbje, kurse në janar të këtij viti e humbi titullin, që do ta sfidojë me Beljon, nga polaku Krystof Glowacki me vendim unanim pas 12 rundeve.”Tysoni shqiptar” titullin WBO të Evropës e ka fituar për herë të parë më 2010, ndërsa e ka mbrojtur edhe katër herë tjera.
