Para se të marrin fjalën kryetaret e grupeve parlamentare për ndryshimet kushtetuese, opozita ka kërkuar që të tërheqin forcat speciale nga kuvendi.
Deputeti Glauk Konjufca, tha se ka pa 15 ose 20 minibus të vendosur brenda ambientit të Kuvendit.
Kurse, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se nuk ka policë në ndërtesën e Kuvendit.
Atëherë reagoni edhe Rramush Haradinja, i cili tha se nuk mund të mohohet që nuk ka forca speciale atje.
Tërheqje të policisë po kërkon edhe AAK e Nisma.
Deputetja e AAK-së, Donika Kada Bujupi tha se kërkojnë që të shpjegohet se pse po bëhen këto ndryshime Kushtetuese në këtë situatë me tyta të pushkëve dhe në një shtetrrethim.
Kurse, kryetari i Kuvneidt Kadri Veseli, tha se forca shtesë nuk ka në Kuvend, oborri është i menaxhuar nga ministria e punëve të Brendshme.
Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj edhe ne edhe ata janë të Kosovës dhe s’kanë pse të na ruajt me ato pajisje thuajse po i qojmë në luftë.
Në anën tjetër, Kadri Veseli kërkoi publikisht të largohen forcat e policisë nga oborri i Kuvendit./ 21MEDIA
