Organizatat e luftës protestojnë nesër para Kuvendit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Tri organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër do të protestojnë prej orës 9:30 të mëngjesit në sheshin Skënderbeu për kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, që pritet të diskutohet në Kuvend të Kosovës. Drejtuesit e këtyre organizatave, shprehen të bindur se deputet nuk do të mund të arrijnë ta themelojnë këtë gjykatë e cila thanë se është kërkesë nga Beogradi.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha se kanë marrë qëndrim që nesër të mbahet protestë për ta kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale, dhe për t’i dhënë fund të gjitha padrejtësive, të cilat janë bërë në vazhdimësi ndaj luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe luftës së drejt të UÇK-së.
Sipas tij, të gjitha ato që kanë ndodhur gjatë luftës nga ana e ushtrisë e policisë serbe në Kosovë duhet të dënohen, pasi ka pasur shumë maskara, shumë të vrarë, dhe ende sot e kësaj dite për shumë njerëz ende nuk dihet për fatin e tyre që janë marrë dhe vrarë nga forcat serbe dhe askush nuk di se ku janë varrosur nëpër lokacione të Serbisë.
Ai deklaron se protesta à «shtë thirr që të jetë e qetë.
Për sa i për ketë themelimit të gjykatës, Jashari beson se kjo nuk do të ndodhë, mirëpo, kjo sipas tij varet nga ata të cilët e kanë marrë votën popullit për ta quar vendin përpara dhe për ti respektuar vlerat.
Ndërsa, Smajl Elezi, kryetar OVL-UÇK, tha se në Kosovë kanë ndodhur 274 masakra nga policia dhe ushtrie serbe, dhe në të gjitha këto masakra as një nga ata kriminelët serb në është në burg.
Eddhe Faton Klinaku, sekretar i OVL-UÇK-së, tha se të gjitha këto akuza që janë bërë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të ardhura nga Beogradi