Sipas mediave italiane, drejtuesit e Lazios po mendojnë t’i japin më shumë mundësi aktivizimi portierit Thomas Strakosha, duke e transferuar te Salernitana e sapo ngjitur në Serinë B, shkruan Supersport.
Në fakt skuadra nga Salerno është në pronësi të Claudio Lotittos, numrit një të Lazios, ndaj kjo shihet se një lëvizje brenda familjes.
20-vjecari ka qenë zgjedhje e tretë në portën e bardhekaltërve pas Federico Marketit dhe Etrit Berishës e për rrjedhojë nuk ka gjetur hapësira në ekipin e parë.
Pas eksperiencës që ka fituar me të rinjtë e Lazios, portieri i shpresave të Shqipërisë është gati të luajë në nivele më të larta, por gjithçka duhet të vijë gradualisht.
Fillimisht Strakosha duhet të tregojë vlerat e tij si portier i Salernitanës, për të synuar më pas edhe portën e Lazios.
