Raporti vjetor për “Situatën Klimatike”, i cili u publikua javën e kaluar, konfirmon se viti 2014 ishte më i ngrohti në 135 vitet e fundit, pra që prej se ekzistojnë matjet, ndërsa temperaturat do të ngritën edhe më tutje.
Ndikimi i fuqishëm i ndryshimeve klimatike po ka një efekt dramatik në Grenlandë, ishullin më të madh në botë.
Para saktësisht tetë viteve, në ditën e sotme në vitin 2007, temperatura e matur në Grenlandë ishte minus 35 gradë Celsius. Erërat e fuqishme, të cilat bartnin borën, atëbotë ishin normë për hulumtuesit atje.
Por këtë verë, temperatura në Grenlandë është 27 gradë, pra për 62 gradë më ngrohtë se para tetë viteve. Shkencëtarët po tentojnë të zbulojnë se a do të vazhdojë kjo ngrohje. Grenlanda, për nga madhësia, është hapësira e dytë më e madhe në botë, e mbuluar nga akulli, me një trashësi mbi 3.5 kilometra në pikën më të lartë.
Por për shkak të temperaturave të larta, akulli po shkrihet me një shpejtësi të madhe, duke ndikuar në ngritjen e nivelit të Oqeaneve. Grenlanda aktualisht po i kontribuon me 40 për qind ngritjes së nivelit të detit. Në 100 vitet e fundit, niveli i ujërave botërore është ngritur prej 10 deri në 20 centimetra, e shkencëtarët parashikojnë ngritjen e mëtutjeshme, gjë që do të rrezikojë qytetet bregdetare./21 MEDIA/
