Përfundon protesta para Kuvendit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Protesta e cila po mbahej para Kuvendit të Kosovës e organizuar nga OVL e UCK-së  për të kundërshtuar Gjykatën Speciale, është shpallë e përfunduar, kjo pasi protestuesit filluan të shpërndahen në momentin kur deputete e Kuvendit të Kosovës, dolën në pauzë, për tu kthyer prapë në orën 15.
Ndryshe, protestuesit kishin qenë në oborrin e Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që të mos votohej amandamenti për ndryshimin e kushtetutës. Siç na njofton gazetarja në teren Liridona Xhemajli, protesta kyresisht ishte e qetë, nuk pati nevojë të ndërhyrjes policore përkunder një konflikt në mes një protestuesi dhe orgazniatreve, më ç’rast protestuesi i kishte akuzuar këta të fundit si të shitur.
Kuvendi i Kosovës ishte rrethuar edhe nga forca speciale policore, gjë për të cilën u parashtruan kërkesa nga disa deputetë për largimin e tyre, por që nuk ndodhi.   / 21MEDIA