Një 15 –vjeçar ka gjetur vdekjen në Durrës pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, në rrugën e mbushur me ujë.
Sipas policisë i mituri ishte duke u kthyer në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një kopshti, në zonën e ish-Kënetës, e cila prej reshjeve të shumta të shiut është përmbytur.
Gjithashtu përmbytje ka pasur edhe në zona të tjera të Durrësit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.
