Pica që ka thyer rekordin botëror ka shpenzuar 1.500 kg domate, mbi 1.500 kg mocarela dhe një “lum”, me vaj.
Në përgatitjen e picës kanë marrë pjesë 80 kuzhinierë nga e tërë Italia të cilët kanë pjekur picën në 5 furra të veçanta. Rekordi i mëparshëm mbahej nga spanjollët të cilët patën përgatitur një picë prej 1141 metra të gjatë.
E llojit Margarita ishte pica 1.5 kilometra që është përgatitur nga italianët me të cilët është thyer rekordi botëror. Besohet se me këtë rekord pica si ushqim të futet edhe në listën e UNESCO, për të cilën tashmë kanë nënshkruar 300 mijë njerëz.
