Plagosen katër shqiptarë në burgun grek

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​ Të paktën katër të burgosur shqiptarë kanë mbetur të plagosur gjatë një sherri me disa të dënuar grekë në burgun e Patras.
Sipas mediave helene, nga sherri janë plagosur 7 persona, 4 prej të cilëve janë shqiptarë. Shkaku i sherrit nuk dihet ende.
Sherri ka qenë mes 4 shqiptarëve dhe 3 grekëve. Është dashur ndërhyrje e gardianëve për të neutralizuar 7 personat të cilët janë transportuar më pas për në spital ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm spitalor.
Të shtatë të burgosurit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë