Dy persona janë lënduar në Podujevë pasi që të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme janë sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari i mitur. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Kurse, i dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.
