​Polici nga Vushtrria plagos qytetarin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një pjesëtar i Policisë së Kosovë ka gjuajtur me armë zjarri drejt një personi tjetër rreth të 50-ve. Krejt kjo, siç mëson KosovaPress ka ardhë si pasojë e një mosmarrëveshje me pronën.
Ngjarja ka ndodhur në mesditën e sotme në rrugën e Lezhës në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke treguar se dorasi është pjesëtar i Policisë së Kosovës por në kohën kur ka ndodhur aksidenti, i njëjti ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
Por, arma që ka përdorur sipas Zahitit ka qenë zyrtare.
Ai ka thënë se rasti është kualifikuar si tentim vrasje dhe dorasi është arrestuar.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Zahiti, ka thënë se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.