Policia e Kosovës (PK) ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët e zjarrit në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore.
Policia thotë se në kuadër të “urdhrit operativ për se zonën verore 2015”, ka paraparë një objektivë të veçantë për parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit, duke përfshirë parandalimin e përdorimit të tyre në ceremoni festive, ahengje e dasma.
Lidhur me këtë Policia e Kosovës, njofton se ka marrë masa shtesë me shtimin e prezencës policore dhe reagimin e menjëhershëm në të gjitha rastet ku ka informacione për përdorim të armëve të zjarrit.
“Përdorimi i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme dhe e rrezikshme për qytetarët, andaj apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.
Njëkohësisht, Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellët, në parandalimin e kësaj dukurie negative për shoqërin
