Policia rajonale bashkohet për sigurinë në bashkësi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës dhe Misioni i OSBE-se në Kosovë, sot fillojnë konferencën rajonale dy ditore e cila ka të bëje me policimin në bashkësi përmes krijimit dhe përdorimit efikas të Forumeve për Siguri në Bashkësi.
Në këtë seminar pritet të marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm të vendeve rajonale, si dhe përfaqësues nga institucionet vendore e ndërkombëtare.
Sipas Policisë, konferenca ka për qëllim që t’i sigurojë delegatët me një pasqyrë të aktiviteteve aktuale të policimit në bashkësi në Kosovë, si dhe të nxjerrë në pah punën e tyre në rajon, për pjesëmarrësit jashtë Kosovës.
Ngjarja do të shqyrtojë disa nga çështjet e përbashkëta dhe sfidat me të cilat jemi përballur, si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe të shohim se si këto sfida janë adresuar duke theksuar praktikat e mira që mund të jenë të përshtatshme për zbatim në vendet tjera. Në përputhje me objektivin e saj për të nxitur dialog dhe për të lehtësuar identifikimin e praktikave të mira në rajon, konferenca gjithashtu do të përfshij punëtori me tri tema ku nga delegatët do të kërkohet të diskutojnë për një temë të veçantë në lidhje me sigurinë në bashkësi dhe të kontribuojnë me përvojat dhe idetë e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës