Pozita e opozita përplasen për Enver Hasanin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Imuniteti i ish-kryetarit të Gjykatë Kushtetuese, Enver Hasani, ka përplasur anëtarët e komisionit parlamentar për legjislacion dhe imunitete. Kjo çështje ka bërë që deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ta lëshojnë mbledhjen.
Kryetarja e komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu tha se sistemin e drejtësisë po e pengojnë telefonatat politike të PDK-së.
Ndërsa, deputetja nga PDK-ja, Selvije Halimi, i ka kërkuar Haxhiut që t’i bëjë publike emrat se kush janë ata që po i telefonojnë prokurorëve.
Derisa komisioni po votonte për draftin e nën komisionit anëtarët e PDK-së e lëshojnë mbledhjen.
Po ashtu, komisioni i ka refuzuar propozimet e Ministrisë së Kthimit, për emërime të anëtareve të këshillit të agjencisë për ndihmë juridike falas, për shkak se shkresa është bërë me shkronja qirilicë. Kjo ka qenë e pa pranueshme për kryetaren e komisionit, Albulena Haxhiun.
Po ashtu, komisioni ka shqyrtuar edhe propozimet e Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e anëtarit në komisionin për kërkesa pronësore, si dhe raportin me amendamente të Komisionit funksional në Projektligjin për Letërnjoftim.