(E plotësuar) Ka shkuar në 11 numri i të lënduarve në aksidentin e ndodhur pak më parë “Te Rrethi” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës Flora Ahmeti.
Ajo, tha se verifikimi i fundit që ka marrë Policia nga Emergjenca rezulton me 11 të lënduar, e njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje kritike.20
======================
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur tek mbikalimi në Prishtinë, pranë QKUK-së, “te rrethi”.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës Flora Ahmeti. Ajo, bënë të ditur se nga gjashtë të lënduarit, njëri prej tyre është në gjendje kritike.
Ahmeti, thotë se aksidenti ka ndodhur mes një veture e tipit “Golf 2” dhe një “Audi”.
Siç mëson KosovaPress, nga vendi i ngjarjes ka qenë vetura e tipit “Audi”, ajo e cila e ka humbur kontrollin dhe ka goditur veturën tjetër “Golf 2”, e pas kësaj ka goditur edhe kabinën ku qytetarët prisnin autobusin.
I dyshuari, thuhet se ka qenë duke vozitur 120 orë për kilometër dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Por, më vonë i dyshuari i është dorëzuar Policisë./KP/
