Prishtinë: Demolli takoi ambasadorin e Sllovenisë Miljan Majhen

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Ministrisë së Forcave të Sigurisë të Kosovës Haki Demolli takoi sot ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, të cilin e ka falënderuar për ndihmën e Qeverisë Sllovene për Kosovën dhe FSK-në.
Duke theksuar raportet e mira në mes dy shteteve dhe dy ministrive, si shembull bashkëpunimi, Demolli theksoi edhe pjesëmarrjen e një kontingjenti të FSK-së, në ushtrimin fushor “Reagimi i Menjëhershëm 15” të mbajtur në Slloveni dhe Kroaci, gjatë javës së shkuar.
Gjithashtu, Demolli e ka njoftuar ambasadorin me zhvillimet e reja në MFSK, me theks të veçantë në zhvillimet në procesin e transformimit të FSK-së në Forcat të Armatosura.
Gjatë takimit është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së përkatësisht FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë dhe Ushtrinë e saj.
Nga ana e tij, ambasadori Majhen, ka shprehur kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes Ushtrisë së Sllovenisë dhe FSK-së. Ai ka vlerësuar arritjet e FSK-së, dhe ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, thuhet në njoftimin e MFSK-së.