Prishtinë: Nesër dhe pasnesër panairi i Verës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Janë 30 biznese vendore të cilat nesër dhe pasnesër kanë mundësi të promovojnë produktet e tyre përmes Panairit të parë të Verës.
Kështu duke filluar prej nesër në orën 10:00, në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”në Prishtinë, qytetarët e interesuar mund të blejnë produkte vendore, nga ato bujqësore deri tek ato artizanale.
Panairi i Verës, i cili është i organizuar nga Asociacioni për Zhvillim Rajonal në mbështetje financiare nga Zyra e Bashkimit Evropian ka për qëllim ekspozimin dhe debutimin e të gjitha produkteve vendore.
Kështu tha për KosovaPress, menaxherja e këtij projekti, Arzana Mulolli Ajeti, e cila shtoi se një tjetër qëllim i tyre është që të inkuadrojnë në këtë panair edhe gratë ndërmarrëse.
Edhe pse interesimi për pjesëmarrje në këtë panair nga ana e ndërmarrësve vendorë ka qenë tejet i lartë, për shkak të hapësirës së kufizuar të amfiteatrit, Ajeti tha se ata është dashur t’i seleksionojnë pjesëmarrësit.
Për këtë arsye ata edhe është dashur të bëjnë gërshetimin e të interesuarve. Një gjë të tillë e kanë bërë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe organizatën joqeveritare “Gratë për Gratë Ndërkombëtare”.
Sipas Mulolli-Ajetit, AZHR do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme të mbajë panaire të tilla për shkak të sukseseve të mëdha që kanë treguar deri më tani, duke bërë kështu një traditë të panaireve verore dhe dimërore