Prishtinë: Nesër disa lagje pa ujë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ujësjellësi rajonal “Prishtina” përmes një kumtese ka njoftuar të gjithë konsumatorët e lagjes “Aktash”, “Ulpiana”, ” Lagja e Spitalit”,”Veternik” dhe banesat përreth PTK-së në “Dardani” se nesër 2 korrik 2015, e enjte duke filluar nga ora 11:00 – 17:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Shkak i kësaj ndërprerje uji, sërish janë punime teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht rregullimi i kyçjes së gypit furnizues, e të cilat punime janë në fazën përfundimtare.