Prishtinë:​Ngrohtorja e gatshme të nis ngrohjen me 15 tetor

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, ka bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë sezonin e ngrohjes ashtu siç është e paraparë, me 15 tetor.
Ky është lajmi që dhanë sot kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ushtruesi i kryeshefit ekzekutiv të “Termokos”-it, Arsim Fetahu.
Fetahu, tha se “Termokos” për këtë sezon dimërorë do të ketë mjaftueshëm kapacitete dhe mundësi që të ngrohë në mënyrën më të mirë qytetarët e Prishtinës, ata që janë të kyçur në rrjet.
Fetahu por edhe Shpend Ahmeti bënë të ditur se këtë vit do të kyçet edhe blloku B2, por nuk do të ketë zgjerim të rrjetit të ngrohjes për lagjet e tjera.