Mbrëmë, rreth orës 18: 30 minuta në rrugën “Ismail Kyeziu” një qytetar i komunitetit ashkali, nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar bashkëshorten e tij me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat viktima ka kërkuar ndihmën mjekësore.
Bëhet e ditur se policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin i cili po mbahet nën masën e arrestit policor.
Sipas raporteve hetimore thuhet se i dyshuari është recidivist i dhunës në familje./21 Media/
