Mbrëmë rreth ores 19:20 në fshatin Sërbicë e Ulët të Prizrenit raportohet në Polici se në një puset të mbushur me ujë kanë ranë dy fëmijë të moshës së mitur.
Njësitet policore, zjarrfikësit dhe Ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje ku me ndihmën e fshatarëve kanë nxjerrë pa shenja jete dy fëmijë të moshës rreth 9 (nëntë) dhe 10 (dhjetë) vjeçare.
Njoftohet se me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë i dorëzohen familjarëve./21 Media/
