Projektligji për Specialen në Kuvend

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Qeveria pas aprovimit nga kabineti qeveritare ka dërguar dy në kuvend për informim të deputeteve, projektligjin për dhomat e specializuar dhe zyrën e prokuronit të specializuar dhe projektligjin për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të dyshuar në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se anëtaret e ekipit teknik kanë kërkuar që me këtë projektligj të ruhet imazhi i Kosovës, sovraniteti dhe juridiksioni i Kosovës.
Kuçi tha se përkundër insistimit te ekipit teknik, shumë çështje nuk janë përfshirë në këtë draft.
“Tanimë nuk ka hapësirë për ndryshime pasi kështu ka vendosur BE dhe kjo mbetet të shqyrtohet nga Qeveria dhe Kuvendi”, ka thënë ai.
Ndërsa, kryeministri Mustafa tha se as ndryshimet kushtetuese e as ky ligji nuk ka të bëjë me kontestimin e luftës së UÇK-së por këto dhoma kanë të bëjnë me zbardhjen e drejtësisë.
Kurse, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi tha se me tërheqja e termit gjenocid, obligimet ndaj letërkëmbimit të Jahjagës dhe mos dërgimi i kësaj gjykate nën ombrellën e OKB, do të duhej të arrihet konsensus nga ana e Kuvendit për këtë proces.