(E plotsëuar) Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka lutur protestuesit që sot të shpërndahen
Ata thanë se nëse Qeveria nuk merr asnjë vendim brenda dy ditëve do të ketë sërish protesta.
….
Veteranët e Uçk-së kanë liruar autostradën Prishtinë – Shkup, duke mundësuar qarkullimin e veturave.
Protesta e tyre po vazhdon e qetë dhe raportohet se policia ka kërkuar që Xhevdet Qeriqi të dërgohet në spital, por ai ka refuzua.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi, i tha televizionit tonë se policia e ka gjendjen nën kontroll. Veteranët thonë se po protestojnë kundër mospublikimit të një pjese të listave të veteranëve dhe moszbatimit të ligjit në lidhje me këto lista. /21MEDIA
……….
(Eplotësuar)
Veteranët protestues përleshen me Policinë, lëndohet Qeriqi
Pas skadimit të ultimatumit që veteranët e UÇK-së që zhbllokojnë rrugën, Policia e Kosovës ka ndërhyrë për t’i larguar ata nga magjistralja.
Nga përballja me Policinë është lënduar kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, raporton kp.
Policia po përdorë gaz lotsjellës dhe sprej. Ndërkohë po kërkon që protestuesit të mos gjuajnë me gurë.
……
Qindra veteranë po qëndrojnë në stacionin e Autobusëve në Kaçanik. Ata së shpejti nisin protestën, ku pritet të bllokojnë magjistralen Kosovë-Maqedoni.
Ata po protestojnë për shkak të mospublikimit të një pjese të listave të veteranëve dhe nga mosfillimi i zbatimit të ligjit në lidhje me këto lista.








