Protestuesit kërkojnë të largohet Policia

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Derisa në Kuvend po diskutohet për Gjykatën Speciale në anën tjetër po vazhdon protesta e veteranëve në oborrin e Kuvendit të Kosovës .Ata kanë kërkuar që të largohet policia.
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së ,Faton Klinaku shtoi se ata kanë marrë disa informata se kryetari i kuvendit i ka bërë thirrje që policia të largohet nga oborri i kuvendit dhe ta lëshoj rrugën.
“Megjithatë policia po vazhdon të bën roje edhe pse ne nuk kemi dal të bëjmë skandale por t’i vetëdijësojmë deputetet për mos votimin e Gjykatës Speciale. Pra, edhe një herë i bëjmë thirrje policisë të largohet nga këtu”, tha Klinaku.