Protesta në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan ka hyrë në ditën e katërt.
Protestuesit po kundërshtojnë shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe thonë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Qindra njerëz kanë qëndruar gjatë gjithë natës pranë pallatit presidencial në Jerevan dhe në mëngjesin e sotëm, ata kanë bllokuar rrugën kryesore të qytetit./ 21MEDIA
