Pse duhet të hamë çokollatë në verë ?

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ka shume benefite qe rrjedhin nga ngrënia e cokollates. Te gjitha këto bëjnë qe ajo te jete pjese e
Duket paksa paradoksale te flasësh për te ngrënë çokollate pikërisht tani kur te gjithë kërkojnë qe brenda një kohe te shkurtër te kthehen sa me pare ne forme. Por duket se ne rastin e çokollate, stina nuk ka aspak rëndësi. Ajo është e këshillueshme ne çfarëdo kohe.
Ja me poshtë 6 arsye për te konsumuar pa problem dhe pendesë çokollatën edhe ne vere:
1. Çokollata ka efekte antioksidante, stabilizon nivelin e sheqerit, ngadalëson thithjen e kafeinës ne gjak. Parandalon problemet me sistemin kardiovaskular dhe rrit aftësitë imunitare te organizmit. Sigurisht qe te gjitha këto nëse ajo është e prodhuar me kakao te pastër natyrale.
2. Te zgjat jetën. Një studim i Universitetit te Harvard-it ka treguar se ata qe konsumojnë çokollate tre here ne muaj jetojnë një vit me shume se sa ata qe nuk e konsumojnë, apo abuzojnë me konsumin e saj.
3. E konsumuar ne doza te caktuara dhe te moderuara, ajo te ndihmon qe te biesh ne peshe dhe te luftosh obezitetin. Konsumi i saj është njëkohësisht aleat i mire ne luftimin e diabetit te tipit 2. Mos harroni qe abuzimi me konsumin e saj ka efekte te kundërta me ato qe thamë me lart.
4. Përmirëson gjendjen e humorit. Kjo fale hormonit serotoninë. Pra, ne doza te caktuara, konsumi i çokollatës ndihmon ne reduktimin e stresit.
5. Çokollata fondente është një element i fuqishëm anti karries, fale prezencës se antibakterieve qe pengojnë mikrobet te sulmojnë shtresën mbrojtëse te dhëmbëve.