Sheshet e Prishtinës janë zbukuruar sot për Ditën e Çlirimit të kryeqytetit, me dhjetëra flamuj kombëtarë përkrah atij të Komunës së Prishtinës, por ajo që bijë në sy është mungesa edhe e një flamuri të vetëm në mesin e gjithë atyre flamujve të tjerë.
Edhe pse Kushtetuta e Kosovës dhe ligji për përdorimin e simbolëve shtëtrore të Kosovës, parasheh që flamujt shtetërorë të vendosen përkrah atij kombëtar në manifestime të ndryshme që janë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, si dhe në rastin e ditëve përkujtimore.
Këtë veprim zyrtarët komunal e arsyetojnë duke thënë se po e respektojnë ligjin.
Kurse nga rradhët e qytetarëve ka nga ata që e arsyetojnë këtë veprim por edhe të tillë që e kundërshtojnë.
Ndryshe, ky nuk është rasti i parë i neglizhencës së flamurit shtetëror nga ana e komunës së Prishtinës e njëjta ka qenë edhe se fundi në ceremoninë e zbulimit të bustit të Ismail Qemailit, në Prishtinë./ 21MEDIA
