Qeveria e Kosovës së shpejti fillon mbledhjen e saj, ku pritet të shqyrtojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësonin e ligjit për buxhetin e Kosovës për vitin 2015.
Po ashtu, do të shqyrtohet edhe projektligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Ky projektligj ka pësuar ndryshime nga Ministria e Kulturës.
Sipas draftligjit të siguruar nga KosovaPress, lajmet që janë produkt i një medias dhe punës intelektuale e gazetarëve nuk mbrohen me arsyetimin “për hir të informimit të publikut”, gjë që ka mundësuar funksionimin e qindra portaleve që kanë ndikuar negativisht në profesionalizmin e gazetarisë, duke përfituar nga vjedhja e lajme.
