Qeveria e Kosovës, miratoi rishikimin e buxhetit për vitin 2015, me 35 milion euro më pak se që ishin planifikuar. Ministri i Financave Avdullah Hoti, tha se me projekt buxhetin fillestar të hyrat e planifikuara kanë qenë të mbivlerësuara dhe për këtë arsye nga buxheti fillestar dhe ai i rishikuar ka dallim prej 53 milionë eurosh. Hoti tha se, në kuadër të buxhetit të rishikuar të hyrat e përgjithshme janë 1 miliardë 515 milionë euro./21Media
