​Qytetarët dhurojnë gjak në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetarë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Aksioni për dhurimin vullnetarë të gjakut është duke vazhduar edhe sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetarë të Gjakut.
Aksione të dhurimit të gjakut janë duke u mbajtur në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri e Rahovec.
Një aksion i tillë është duke u mbajtur edhe në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku deri më tani i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.
Por infermierja Albana Gashi, bënë thirrje që aksionin ta mbështesin edhe më shumë qytetarë. Ajo nuk bëri të ditur se deri më tani sa qytetarë kanë dhuruar gjak, por bëri thirrje edhe për personat që nuk kanë dhuruar asnjëherë gjak që ta bëjnë një gjë të tillë.
Për të shënuar këtë ditë botërore, Gashi bëri me dije se një aksion i madh i dhurimit të gjakut është organizuar edhe në qytetin e Rahovecit, ku transfuzioni ka shkuar me thirrjen dhe organizimin e vetë qytetarëve të këtij qyteti.
Gashi bëri me dije se njësitet e transfuzionit tashmë janë mobilizuar edhe në Ferizaj, Gjilan, Pejë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë dhe Vusht rri për të pritur dhurues të cilët dëshirojnë me dhuru gjak për pacientët që kanë nevojë.
Këtij aksioni iu ka bashkuar edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka dhënë gjak në Spitalin Regjional “Isa Grezda”.
Ky aktivitet tashmë është bërë tradicional dhe bëhet çdo vit në të njëjtën kohë.
Gjithashtu, gjak mund të dhurohet edhe në tri ditët e ardhshme ku do të vazhdojë brenda Qendrës së Transfuzionit në Prishtinë dhe në sheshin “Nëna Terezë”