Ndalimi dje I Muhamet Kelmendit nga policia e Kosovës, dhe sqarimet nga policia se zoti Kelmendi nuk ishte as I dyshuar e as I vëzhguar, e kanë bërë këtë ngjarje si njërën prej ngjarjeve më të pazakonshme.
Kelmendi është anëtarë I Kryesisë së AAK-së dhe arrestimi I tij e ka acaruar udhëheqjen e kësaj partie.
Ka reaguar edhe lideri I saj Haradinaj.
Ja postimi I tij në Facebook.
“Kur instrumentet shtetrore të sigurisë vihen në funksion të linçimit të personaliteteve publike, përmes arrestimeve spektakulare dhe, për më tepër, të një anëtari të Kryesisë së një partie opozitare, nuk mund të quhet ndryshe veç se terror sistematik i pushtetit ndaj një zëri ndryshe, ndaj një zëri të pastër opozitar.
Tregoni, si do ndiheshit ju, sikur në rrethana të kundërta, kur ju do të ishit në opozitë, një nga anëtarët tuaj të kryesisë do të ndalohej e arrestohej me inskenime “për terrorizëm”, përderisa e vërteta është krejt ndryshe.
Publikisht ju bëj thirrje t’i ndaloni praktikat e njollosjes së individëve dhe të personaliteteve, t’i ndaloni praktikat e njollosjes së oponentëve politikë, ta ndaloni luftën speciale mediatike për njollosjen e AAK-së.
A e dini që pushtetet ndërrohen?! Ky vend do të ketë qeverisje demokratike, së shpejti!
RH
