Ramush Haradinaj mbetet ende në Slloveni

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Lideri i AAK-se Ramush Haradinaj vazhdon të mbetet në Slloveni. Autoritetet sllovene e kanë lënë atë të lirë të qëndroj në hotel por që ia kanë marr pasaportën derisa të përfundojnë procedurat ndaj tij. Haradinaj u arrestua në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia ne vitin 2006. Në një prononcim për RTV 21 përmes telefonit, Haradinaj tha se u befasua nga ky veprim i autoriteteve sllovene.
Ai tha se ndihet i fyer nga trajtimi që Sllovenia po i bënë Kosovës.
Ndërsa nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në një konferencë të jashtëzakonshme kërkoi nga qeveria e Kosovës që të marr masa për kthimin e Haradinajt në Kosovë./21Media