Real Madrid është i gatshëm të mposht Liverpoolin për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka bërë të ditur “Liverpool Echo”.
“Reds” kanë shprehur interesim për reprezentuesin gjerman duke ofruar 46 milionë funte për transferimin e tij.
Por, “Los Blancos” kanë ndërhyrë duke e ringjallur interesimin për të, me kërkesë të trajnerit të ri, Rafael Benitez.
Reus thuhet se preferon kalimin në Santiago Bernabeu.
