Rihanna ka prezantuar parfumin më të ri që mban emrin e vetë këngëtares “RiRi”. Lajmi është bërë i ditur nga Rihanna e cila ka postuar në rrjetin social “Intagram” imazhin e parë të fushatës së këtij parfumi.
“Më falni djema, kjo nuk është për ju. Kjo është vetëm për femrat. Parfumi i ri po vjen. RiRi”, shkruan 27-vjeçarja në “Instagram”.
“RiRi” është shkurtesa me të cilën njihet këngëtarja dhe ajo ka vendosur që parfumin e radhës ta quajë pikërisht me këtë emër. Kështu, listës së gjatë të parfumeve i shtohet edhe një i ri, pikërisht ai i Rihannës.
