Rikthehet Genta: Më ndryshe nga Genta që ka qenë më përpara

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këngëtarja Genta Ismajli, për një kohë të gjatë i ka munguar skenës muzikore, por ka premtuar se do të rikthehet fuqishëm me disa këngë të reja për sezonin e verës.
Ajo ka dy muaj e gjysmë që është rikthyer nga Amerika ku ishte për ta vizituar familjen dhe pas rikthimit në Kosovë ajo është duke punuar intensivisht në projektet e reja.
‘Të them të drejtën mezi s’kam pritur të kthehem prapë në studio në Kosovë”, ka thënë Genta, në një nga televizionet e Shqipërisë.
Genta ka treguar se është duke realizuar disa këngë për sezonin veror.“Jam duke realizuar këngët e reja tani për sezonin veror dhe për gjithë fansat sepse ata janë duke pritur të bëjë diçka të re. Ka një kohë që nuk kam realizuar ndonjë këngë të re. Tani po merrem për këngën dhe për videoklipin e ri”, ka shtuar ajo.
Ajo duke mos dashur që të zbulojë detajet tjera të këngës, ka thënë se me ekipin e saj janë duke punuar që kënga të jetë një hit dhe ndryshe nga këngët e mëparshme të saj.“Jemi duke e dhënë maksimumin që kënga të dalë më ndryshe. Të jetë ndryshe nga Genta që ka qenë më përpara. Këngët e mia do të jenë ritmike. Jam mbushur me energji dhe për këtë arsye kam vendosur që kënga të jetë ritmike”, ka thënë veç të tjerash Genta.
Kënga e fundit që ka publikuar Genta është bashkëpunimi me reperin 2Ton. / 21MEDIA