Rita Ora rrëfen: Jetonim të gjithë në një dhomë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rita Ora është një nga këngëtaret më të suksesshme, aktore, dizajnere mode dhe një nga yjet me më shumë lidhje dhe ndikim në botë.
Tashmë do jetë pjesë e jurisë së X Factor në Britani. Derisa vazhdon të tërheqë vëmendjen e medias britanike, Daily Mail i ka kushtuar një reportazh historisë së jetës së saj. Sipas gazetës, ajo suksesin ia dedikon edhe katër anëtarëve të familjes së saj, mamasë Vera, babait Besnik, vëllait Don dhe motrës Elena.
Duke folur për Evening Standard, Rita Ora kujton: “Ne jetonim në Earls Court. Një dhomë për të gjithë ne. Motra më bezdiste pasi përsëriste mësimet me zë, kurse unë doja të flija”. Vëllai i saj lindi në vitin 1998 dhe familja u zhvendos në Kensal Rise, ku babai bleu një pub të quajtur Queen’s Arms. Nëna e saj, Vera, studionte mjekësi gjatë ditës dhe natën punonte si kamariere. Tani ajo punon si psikiatre. Rita më vonë ndoqi shkollën e njohur “Sylvia Young Theatre School”. Hapat e parë në muzikë i nisi kur këndonte në pub¬in e babait. Në atë kohë, kur ishte 15 vjeç, mamaja u prek nga kanceri në gji. Rita e la shkollën për t’u kujdesu për nënën, e cila e mori veten plotësisht.
Perandoria e saj zgjerohet vazhdimisht dhe tani ajo është një yll edhe në botën e modës. Aktualisht ka shtëpi në Britani, SHBA dhe në Kosovë. E pyetur për suksesin e saj, ajo thotë: “Duhet të kesh këshilltarë të mirë. Unë kam njerëz shumë të mirë.