Rita Ora tregon pse u nda nga Calvin Harris

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka folur për ndarjen nga DJ i famshëm Calvin Harris duke thënë se ka besuar që e ka mbështetjen e tij.
24-vjeçarja, që u nda nga 31-vjeçari vitin e kaluar, ka treguar për lidhjen e saj me DJ e njohur për revistën prestigjioze “Marie Claire”.
“Kam menduar se e kam mbështetjen e tij dhe se ai nuk do të më orientonte kurrë gabimisht. Por, kur “I Will Never Let You Down” u lansua, gjithçka nisi të bëhej e çuditshme. Nuk e di nëse kjo ndodhi për shkak se biznesi u fut në punë personale”, ka thënë ajo.