Roma është e interesuar të huazojë portierin e Arsenalit, Wojciech Szczesny. Polaku ka humbur vendin e titullarit te klubi anglez.
Klubi i njohur italian, Roma ka shfaqur interesim për të huazuar portierin e Arsenalit, Wojciech Szczesny, njofton Daily Telegraph.
Polaku ka kohë që ka humbur vendin e titullarit në portën e ‘topçinjve’, pasi kolumbiani, David Ospina me paraqitjet e tij kishte arritur të zinte vend në formacionin bazë të trajnerit, Arsene Wenger.
Në anën tjetër, transferimi i portierit me përvojë, Petr Cech nga Chelsea, pothuajse i ka hapur përfundimisht derën largimit të 25-vjeçarit. /Politiko.net
