Policia e rajonit të Ferizajt ka bërë me dije se nesër për rreth 8 orë rruga Ferizaj-Shtime do të jetë e bllokuar për shkak të punimeve në asfaltimin e saj.
Nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se për shkak të asfaltimit të rrugës Ferizaj – Shtime, nesër, duke filluar nga ora 08:00 e deri në orën 16:00, do të bllokohet për qarkullim pjesa e rrugës nga moteli “As” e deri në fshatin Lloshkobare.
