Rumania ka kritikuar sot Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, pasi që ai në faqen e tij në Facebook postoi simbole, të cilat favorizojnë autonomi për territoret në Rumani, me popullatë shumicë hungareze, duke e cilësuar këtë revizionizëm si të papranueshëm.
Hungarezët janë pakica më e madhe etnike në Rumani dhe jeton në rajonin e Transilvanisë, në Detin e Zi, e që ishte pjesë e Hungarisë që ju shkëput me marrëveshjen e Bukureshtit, të nënshkruar pas Luftës së Parë Botërore.
Orban vizitoi Transilvaninë të shtunën, për të mbajtur një fjalim politik, për të shpalosur vizionin e tij politik për të ardhmen e afërt. Më pas, ai në profilin e tij në Facebook publikoi disa simbole të Hungarisë së Madhe, të cilat mund të blihen në Transilvani.
Reagoi menjëherë ministria e Jashtme e Rumanisë, e cila theksoi se është tërësisht e papranueshme që një Kryeministër të promovojë simbole të këtilla revizioniste./21Media
