Qeveria ruse paralajmëroi shtetasit e saj për rreziqet që mund të vijnë nga selfie-t. Ajo ka nisur edhe një fushatë sensibilizuese, pasi të paktën 100 persona janë vrarë si pasojë e aksidenteve të ndryshme që janë shkaktuar për shkak të selfie-ve. Këta njerëz janë përpjekur të shkrepin selfie në situata shumë të rrezikshme.
Ministria e brendshme ka njoftuar vendasit dhe turistët se në disa raste është e ndaluar që të bëhen “selfie”, në mënyrë që jeta e tyre të mos vihet në rrezik. Autoritetet ruse kanë krijuar imazhe në formën e shenjave rrugore për të paralajmëruar njerëzit se nëse përpiqen të shkrepin një seflie të veçantë mund t’iu kushtojë jetën. Ata ndalojnë selfie-t me armë, para një luani, para makinave apo trenit, kur jeni duke zbritur ose ngjitur shkallët, apo mbi çatinë e një ndërtese.
