Rreth 22 milion dollarë ka deklaruar të jetë pasuria e tij kandidati republikan për President të SHBA-ve, Jeb Bush.
Regjistrat e pagesave të taksave për 33 vite i ka bërë vetë publike kandidati Bush.
Ish – guvernatorit iu rriten financat pasi ai la karrigen e Guvernatorit të Floridas, duke fituar nga fjalimet dhe rolit të tij si këshilltar.
Ai, njoftohet të ketë arkëtuar 2.3 milion dollarë në vitin 2007, arkëtim ky që konsiderohet si rritja më e madhe e pasurisë së tij.
Edhe pas këtij viti pasuria e tij filloi të rritet ndërsa, për gjashtë vite Jeb Bush fitoi 28.5 milion dollarë.
