Sa u mblodhën për Isa Boletinin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Mitrovicë po zhvillohet ceremonia e rivarrimit të Isa Boletinit. Po marrin pjesë shumë nga përsonalitetet shqiptare, por njoftohet se stadiumi ka qenë gjysëm i zbrazt.
Në një njoftim të Botapress janë dhë disa segmente të shkurtëra të fjalimeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur fjalën e tij me rastin e manifestimit qendror për rivarrimin e eshtrave të heroit Isa Boletini, me fjalën “Rini e Mitrovicës krenohuni edhe ju bashkë me ne sepse pas më shumë 100 vjetëve e kemi gjeneralin e Pavarësisë tonë Isa Boletini”.
Veseli më pas ka theksuar se heronjtë kthehen të fundit nga beteja e i tillë është edhe Isa Boletini.
“ Baca Isë ne sot jemi të lirë, është koha është koha që edhe ti të rehatohesh bacë, sepse edhe Kosova është mirë”, u shpreh Veseli.
Në anën tjetër kryeministri Isa Mustafa ka thënë se sot në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit po nderojmë heroin tonë kosovarë.
“Isa buletini ishte njeri i idealeve madhore kombëtare, ai na bashkon edhe sot në ditën ku po mbyllet edhe udhëtimi i tij shumëvjeçar në Boletinin e tij”, ka thënë Mustafa. Ai ka theksuar se Isa do të prehet në dheun e vendlindje së tij në Boletin
Familjari i familjes Boletini, Gazmend Boletini, pasi përshëndeti në mënyrë të veçantë të gjithë që ishin prezent në ceremoninë e rivarrimit të Isa Boletinit, tha se Isa priti shumë që të kthehet në Kosovë, por më në fund po prehet aty ku deshi.
“U deshtë afër 99 vite që eshtrat e tij të prisnin që të ktheheshin në Kosovë. Lufta e popullit tonë të vazhdonte deri në çlirim. Sot 79 vjet pas vrasjes së gjeneralit, po nderohet më së miri këtë ceremoni”, tha familjari.
Pas presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, fjala i takoi kryetarit të Mitrovicë, Agim Bahtiri, i cili tha se të gjithë shqiptarët janë të privilegjuar që kanë fatin të kryejnë një amanet të një heroi të madh kombëtar, transmeton Indeksonline.
“Sot po e kryejmë një detyrë që e kishin obligim edhe gjeneratat para nesh, por nuk e kishin fatin që e kemi ne sot që të kryejmë një amanet që ishte obligim për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, tha Bahtiri.

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike në Shqipëri, në fjalën e tij tha se është më fat që gjendet në Mitrovicë për të nderuar burrin e madh të kombit shqiptar, Isa Boletinin, për veprën e tij të pavdekshme.
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili po merr pjesë në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit, tha se Isa Boletini është bëma e kolona e tempullit shqiptar ndër mote.
Sot i themi Isa Boletinit se shqiptarët kane dy shtete të lira e demokratike. E kujt më mirë se prijësit ia detyrojmë këtë rrëfim. Isa Boletini është bëma, gjesti, kolona e tempullit shqiptar ndër mote. Ai është kryedëshmori i shqiptarëve. Sot t’i rrëfehemi atij se ne sot kemi dy shtete të pavarura”, tha Nishani gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni.
Ai tha se nën shembullin e Isa Boletinit punuan edhe Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.