Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Pouer, është përpjekur të sigurojë Kongresin se sanksionet mund të rivendosen lehtë kundër Iranit, nëse ai nuk kufizon aktivitetin bërthamor në përputhje me marrëveshjen me fuqitë botërore. Presidenti, Barack Obama, ka thënë se do që sanksionet të rikthehen automatikisht nëse Irani mashtron./21Media
