Mesfushori i Inter, Xherdan Shaqiri ka qetësuar tifozët Zikaltër pasi ka konfirmuar se ai nuk e ka ndërmend të largohet. Mesfushori me origjinë kosovare spekulohej se mund të transferohej në Premier Ligë, por duket se projekti i Interit e ka bindur Shaqirin të qëndrojë.
Interi do jetë shumë konkurues sezonin e ardhshëm, shumë lojtarë të nivelit të lartë janë duke u bashkuar me ne. Ne do luftojmë për titull. A do largohem? Jo, jam duke qëndruar, potencoi Shaqiri.
