Shtetet e Bashkuara dhe Kuba do të njoftojnë sot për hapjen e ambasadave në vendet e njëra-tjetrës, bëjnë të ditur zyrtarët amerikanë. Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë të ngrira qysh në fillim të viteve 1960, kur SHBA-ja ka vënë embargo tregtare me ishullin komunist. Por, SHBA-ja dhe Kuba kanë vendosur t’i normalizojnë raportet në fund të vitit 2014. Liderët e dy vendeve kanë mbajtur bisedime historike në muajin prill./21Media
