SHBA dorëzon ushtarë shtesë në Irak

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Presidenti amerikan, Barak Obama po përgatitet të miratojë sistemimin e një numri shtesë të ushtarëve amerikanë në Irak, për shkak të trajnimit të forcave lokale të sigurisë në luftën kundër pjesëtarëve të Shteti islamik (SHI).
Ai po mendon për dërgimin e rreth 450 ushtarëve amerikanë, si dhe hapjen e bazave të reja për trajnim në provincën Anbar.
Obama këtë javë deklaroi se veni i tij nuk ka “strategji komplete” në luftën kundër SHI-së dhe për ndihmën e irakianëve në përpjekjet e tyre për kthim të territoreve që ua kanë marrë pjesëtarët e SHI-së.
Luftëtarët e SHI-së gjatë javëve të kaluara, jo vetëm që arritën t’u rezistojnë sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar, të kryesuar nga SHBA-ja, por edhe përparuan në terren.
Muajin e kaluar, pjesëtarët e SHI-së pushtuan qytetin Ramadi, qendër administrative e provincës Anbar, e cila është provinca më e madhe në Irak e populluar me sunitë.
Paralajmërimi për rritje të shpejtë të numrit të amerikanëve vjen në kohën kur po bëhet një vit prej se qyteti i dytë për nga madhësia në Irak, Mosuli, ndodhet nën kontrollin e SHI-së.
Në Irak tani ndodhen katër mijë ushtarë amerikanë, duke i përfshirë edhe ata të cilët i trajnojnë trupat irakiane, dhe këshilltarë. Uashingtoni konsideron se shkak për rënien e qytetit Ramadi është “stërvitja jo e mirë” e irakianëve.
Obama fundjavën e kaluar, në margjina të Samitit të G-7-shit në Gjermani u takua me kryeminsitrin irakian Hajdar al Abadi, me të cilin bisedoi për gjendjen aktuale në irak.
Sipas mediumeve amerikane, Obama e porositi Abadin se duhet të punohet në mënyrë të përforcuar në tërheqjen e sunitëve në anën e atyre të cilët luftojnë kundër Shtetit islamik.