SHBA kujton sot 14 vjetorin e 11 shtatorit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ku do në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkujtohet sot 14 vjetori i sulmeve terroriste mbi kullat binjake, që u kryen nga një grup prej 19 rrëmbyesish, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani. Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Uashington dhe në një fushë në shtetin Pensilvanisë. Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë. Në New York lexohen si çdo vit emrat e 2.983 viktimave me zë të lartë në vendin e quajtur “kuota zero”, aty ku para rrënimit ngriheshin dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë./21Media