SHBA planikifon të përforcoj forcat ajrore ushtarake

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Forcat ajrore ushtarake të SHBA-së planifikojnë ta përforcojnë praninë e vet në Evropë, si rezultat të rritjes së tensioneve me Rusinë, deklaroi sekretarja amerikane e Forcave ajrore ushtarake, Debora Li Xhejms.
Paralajmërimi i Xhejms vijon pasi që SHBA në janar kumtuan plane për sistemimin e aeroplanëve-gjuajtës të tipit F-35 në një bazë ushtarake në Britani të Madhe.
“Ky është vetëm fillimi. Do të ketë akoma (sistemime të tilla). Do të vazhdoni të shikoni gjithnjë e më shumë forca”, theksoi Xhejms gjatë vizitës në Panairin për aviacion në Burzhe afër parisit.
Ajo refuzoi të japë më shumë hollësi për pëanet e tilla të SHBA-së, duke theksuar se “nuk sheh arsye se përse gjuajtësit F-22 të mos mbeten në Evropë edhe në të ardhmen”.
Sipas meje, kërcënim më të madh paraqet ajo që po ndohë me Rusinë dhe aktivittet e saj. Kjo në të vërtetë është edhe një ndër shkaqet kryesore përse jam këtu në Evropë”, shtoi Xhejms.
Siç paralajmëroi Pentagoni, pas qëndrimit në Francë, Xhejms në ditët në vijim do t’i vizitojë edhe Britnainë e Madhe, Italinë, Qipron, Poloninë dhe Gjermaninë.
“Do t’i qetësojmë aleatët tanë me dëshmi se jemi krah për krah me ta”, theksoi Xhejms, me ç’rast u bëri thirrje vendeve-anëtare të NATO-s që t’i rrisin mjetet buxhetore për mbrojtjen e niveleve të arritura.