Hapet sot në Kuvendin e Kosovës manifestimi ”Dita Ndërkombëtare e Demokracisë”, me moton“Institucione të hapura – pjesëmarrje qytetare!”. Me këtë rast, Kuvendi i Republikës së Kosovës hap dyert për qytetarë dhe organizohen disa aktivitete.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në orën 10, në hollin e Kuvendit do të mbajë fjalën e hapjes, ndërsa pastaj do të mbajë një fjalë të shkurtër drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, i cili do t’ ia dorëzojë Veselit publikimin e Raporteve Përmbledhëse për Hulumtimet Ligjore për Komisionet Parlamentare.
Veseli më pas do të ketë një bashkëbisedim me përfaqësues të organizatave që e mbështesin Kuvendin dhe me ata të Shoqërisë Civile. Në vijim do të bëhet prezantimi i PlatformësDigjitale për Pyetje Parlamentare, përgatitur nga KDI-ja, si dhe hapja ePanairit me rastin e shënimit të Ditës së Demokracisë, me një fjalë të kryetarit të Forumit për transparencë parlamentare, Zenun Pajaziti.
Në vazhdim të solemnitetit Veseli do të vizitojë Panairin e OJQ-ve dhe ekspozitën e piktorëve filloristë. Me këtë rast do të bëhet ndarja e çmimeve tre piktorëve të rinj, sipas konkursit të shpallur nga Kuvendi, me rastin e kësaj dite
